Corner Kumtesa

“Shiko me zemër, prano diversitetin” 23 Qershor 2017

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM filloi fushatën “Shiko me zemër, prano diversitetin” përkushtuar personave me nevoja të posaçme dhe mundësive dhe talenteve të tyre. Videoja e punuar sipas skenarit të dy studenteve nga Instituti i Defektologjisë në Fakultetin Filozofik në Shkup, Marija Mihajllovska dhe Angella Nikollovska. Videoja paraqet talentet dhe mundësitë e disa studentëve me pengesa dhe dallime të ndryshme, nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën sportive, shoqërore dhe kulturore. 

Qëllimi i ngjarjes është të ngrihet vetëdija në shoqëri për aftësitë që kanë personat me pengesa dhe motivimin e tyre për pjesëmarrje aktive në jetën kulturore dhe shoqërore.

Më poshtë keni linqet e videos në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.

Video në gjuhën maqedonase.


Video në gjuhë shqipe


Fushatën mund ta ndiqni edhe në faqen e Fejsbukut:

https://www.facebook.com/MacedonianHelsinkiCommittee/

Videoja u prezantua në ngjarjen publike “Mbrëmja e talenteve”, ku shumica e personave me nevoja të posaçme recitonin poezi, i bini instrumenteve muzikore, këndonin dhe pikturonin.  Fotografitë nga evenimentin e mbajtur mund t’i shihni në linkun në vijim:

https://www.facebook.com/pg/MacedonianHelsinkiCommittee/photos/?tab=album&album_id=10155826095941111

Videoja është punuar nga  Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë në kuadër të projektit  “Përkrahje nga shoqëria civile ndaj politikave për kohezion social dhe diveristeteve”, me përkrahje nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni. 

Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57