Corner Kumtesa

Shpallje për vend të lirë pune për Këshilltar/e Juridik/e 14 Shtator 2015

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i Republikës së Maqedonisë ka nevojë për një Këshilltar/e juridik/e – asistent/e projekti. Pritet që kandidati/kandidatja i/e përzgjedhur të kryejë punë juridike si asistent/e në Njësinë Juridike të Komitetit. Veprimtaria e Komitetit përfshin lëmet në vijim: vëzhgimi dhe raportimi mbi gjendjen me të drejtat e njeriut, vëzhgimi i procedurave gjyqësore, ndihma juridike falas, shqyrtimi i rasteve, marrja e nismave juridike, analizat juridike, hulumtimet në terren, trajnimet, seminaret dhe konferencat. 

Kandidatët duhet përmbushur kushtet në vijim: 

-  jurist/e i/e diplomuar

-  njohuri nga fusha e jurisprudencës

-  njohja e gjuhës shqipe dhe angleze

-  njohja e punës me kompjuter.

Si përparësi do të merren në konsideratë:

- provimi i kaluar i jurisprudencës

- studimet e kryera pasdiplomike

- përvoja si praktikant/ i punësuar në Gjykatë ose në një zyrë Avokati

- përvoja të fituara  në organizatë/a joqeveritare.

Kandidatët e interesuar duhet  të dërgojnë biografi të shkurtër (CV) në: helkom@mhc.org.mk deri më 20 shtator të vitit 2015. Pas përfundimit të shpalljes, Komiteti i Helsinkit do të kontaktojë me kandidatët e përzgjedhur që do jenë  në listën përfundimtare,  dhe do kandidatët do të ftohen për testim dhe intervistë.

Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57