Corner Kumtesa

Thirrje për aplikime – Shkolla për të drejtat e njeriut, për të rrinjë nga 16-19 vjeç 27 Tetor 2014

Thirrje publike për pjesëmarrje në Shkollën për të drejtat e njeriut për të rrinjë

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njerit në Republikën e Maqedoniës (KHM) do të organizojë Shkollën e 35-të për të drejtat e njeriut për të rinjët nga 15 deri më 21 nëntor, në hotelin Romantik në Veles. Kjo shkollë përkrahet nga ana e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup dhe ka për qëllim të ngritë vetëdijen e të rrinjëve mbi konceptin e të drejtave të njeriut, jodiskriminimin dhe tolerancën mbi dallimet.

Për këtë qëllim, gjithë të rrinjët e interesuar, të moshës 16 deri në 19 vjeç mund të dërgojnë aplikacionet e tyre sipas rregullave për aplikim të përmendura mëposhtme, më së voni deri me 07.11.2014 nëpërmjet postës elektronike: jasmina.golubovska@mhc.org.mk.  

Në këtë shkollë do të trajtohen tema në lidhje me njohuritë bazike për të drejtat e njeriut, mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së vendit si dhe njohuritë mbi konceptin e jodiskriminit, tolerancës dhe multikulturalizmit.

Rregullat e aplikimit:

1.  Leter motivimi (1 faqe): Pse dëshiroj të marr pjesë në Shkollën për të drejtat e njeriut?

2. Biografi e shkurtër (CV)

3.  Aplikacion i plotësuar dhe skenuar

Komiteti i Helsinikit i ikurajon të gjithë të rinjët pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare/religjoze të paraqiten në këtë shkollë me qëllim të shoqërohen, mësojnë dhe njoftohen me të rinjët nga Maqedonia dhe të bëhen pjesë e grupit të të rinjëve të Komitetit të Helsinkit. Shkolla do të realiohen në gjuhën maqedonase me përkthim në gjuhën shqipe. 

Vetëm kandidatet/ët e zgjedhur do të kontaktohen për informata shtesë në lidhje me mbajtjen e shkollës. 

Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57