Corner Analiza tё posacme

Raporti i veçantë mbi veprat e mundshme penale të identifikuara të kryera gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill 2017 05 Maj 2017

Raportin mundeni ta shkarkoni në linkun në dispozicion.

Menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të RM-së nga shumica parlamentare, më 27 prill 2017, rreth orës 19, organizatorët dhe pjesëmarrësit në protestën “Për Maqedoni të përbashkët” hynë me dhunë në ndërtesën e Kuvendit. Duket qartë, nga videot e shumta të xhiruar, se nëpunësit e policisë të obliguar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë së të pranishmëve në sallat e Kuvendit, lejuan hyrje të papenguar të protestuesve. Hyrja u është lejuar edhe personave të cilët ishin të maskuar me maska dhe të cilët me vete mbanin objekte të forta dhe të mprehta me qëllim që të rrezikonin integritetin fizik të të pranishmëve në Kuvend. Shumë shpejt pas hyrjes janë lënduar dhjetëra deputetë (prej të cilëve minimum një me lëndime të rënda), gazetarë, mbi 70 qytetarë dhe mbi 20 nëpunës policorë. Ministria për Punë të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup identifikoi dhjetëra kryerës të veprave penale. Një pjesë e tyre janë arrestuar, ndërsa për një pjesë është përcaktuar arrest shtëpiak dhe masa të tjera të sigurisë. Tani për tani, kryerësit e identifikuar janë të dyshuar se kanë kryer tri lloje të veprave penale – Pjesëmarrje në turmë e cila pengon personin zyrtar në kryerjen e veprimtarisë zyrtare, Pjesëmarrje në turmë e cila do të kryejë vepër penale dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Ky raport i veçantë u dedikohet veprave penale të identifikuara nëpërmjet fotografive, materialeve audio dhe videove dhe dëshmive, si dhe të veprave penale për të cilat ekzistojnë dyshime, por ende nuk është hetuar se a janë kryer dhe prej kujt. Raporti i shqyrton shkeljet e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe që sanksionohen me Kodin Penal. Teksti i dedikohet informimit të publikut, por edhe si mjet i cili organeve të drejtësisë mund t’u shërbejë gjatë marrjes së vendimeve në lidhje me kualifikimin e veprave penale dhe individualizimin e përgjegjësisë penale gjatë shqiptimit të dënimeve nga gjykata. Raporti përmban 27 vepra penale gjithsej, prej të cilave për 17 ekzistojnë tashmë një numër i theksueshëm dëshmish dhe 10 vepra penale për të cilat ekziston dyshime se janë kryer. Kryerësit e mundshëm janë ndarë në katër grupe: 1) organizatorë, 2) kryerës, 3) nëpunës policorë dhe 4) udhëheqës të tyre. Veprat penale dalin nga 8 kapitujt e Kodit Penal, dhe janë drejtuar kundër: 1) jetës dhe trupit; 2) të drejtave dhe lirive të qytetarëve; 3) pronës; 4) sigurisë; 5) shtetit; 6) obligimit zyrtar; 7) gjyqësorit dhe 8) rendit publik. Roli i organeve gjyqësore është të përcaktojnë se a janë bërë dhe cilat prej veprave penale janë kryer apo ka pasur përpjekje për kryerje të tyre dhe të mos lejojnë kualifikim të gabuar, kolektivizim të përgjegjësisë dhe sanksionin afrofe.

SHKELJA E TË DREJTAVE DHE E LIRIVE TË GARANTUARA ME KUSHTETUTËN E RM-SË

E DREJTË APO LIRI

TË SHKELURA SEPSE

E drejta e jetës

Neni 10

Policia nuk e përmbushi obligimin e vet pozitiv që ta mbrojë jetën e deputetëve të sulmuar.

E drejta e integritetit moral dhe fizik

Neni 11

Policia është pasive, nuk ndërmerr veprime zyrtare për mbrojtje dhe me vetëdije nuk i zbaton autorizimet e veta.

E drejta e lirisë

Neni12

Një pjesë e deputetëve më tepër se tri orë ishin të privuar në mënyrë të paligjshme nga liria.

E drejta e kryerjes së funksionit publik

Neni23

Sulmi i organizuar ishte drejtuar kah suspendimit të të drejtës së kryetarit të ri të zgjedhur të Kuvendit, por edhe të deputetëve të tjerë.

E drejta e mbrojtjes shëndetësore

Neni39

Protestuesit nuk lejuan qasje në kohë të automjeteve mjekësore. Policia reagoi shumë vonë.

KATEGORI TË KRYERËSVE TË VEPRAVE PENALE

1. Organizatorë

Persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë porositur, planifikuar, dakorduar apo nxitur kryerjen e veprave penale. Hetimi duhet t’i përfshijë organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” për përcaktim të statusit të mundshëm të organizatorëve në kuptim penal, si dhe të partisë VMRO DPMNE për përcaktim të statusit të mundshëm të nxitësve në kuptimin penal.

2. Kryerës

Të gjithë personat që në Kuvend hynë me dhunë dhe për të cilët ekzistojnë fotografi, regjistrime video dhe audio, dëshmi ose pranim se kanë kryer vepër penale, sulmuesit e drejtpërdrejtë dhe personat që kanë mundësuar, ndihmuar apo fshehur veprat penale.

3. Nëpunësit policorë

Të gjithë që nuk i zbatuan autorizimet zyrtare, ndihmuan, i keqpërdorën autorizimet dhe pozitën e vet dhe mundësuan kryerjen e veprave penale.

4. Udhëheqësit e nëpunësve policorë

Të gjithë në hierarkinë e Shtabit Operativ të MPB-së për të cilët ekziston dyshimi se kanë dhënë urdhra të paligjshme, ose me vetëdije kanë hequr dorë i dhënies së urdhrave të ligjshme dhe të obligueshme.

I. VEPRA PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT

KODI PENAL

DËSHMI, DYSHIME TË BAZUARA, PËRGJEGJËSI DHE DËNIM

1. Përpjekje për vrasje

Neni 123 në lidhje me Nenin 19

Dëshmi janë lëndimet e rënda trupore, fotot dhe video-materialet dhe dëshmitë për përpjekjen për vrasje të deputetit Zijandin Sela, si dhe dëshmitë e deputetëve të sulmuar viktimë.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: minimum 5 vjet burg

2. Lëndim trupor

Neni 130

Dëshmi janë lëndimet më të lehta trupore (te personat me leje për hyrje në Kuvend) në formën e ënjtjeve, përskuqjeve, mavijosjeve apo çjerrjeve ku kryerësi ka vepruar në mënyrë individuale. Ndjekja ndërmerret me padi private.

Përgjegjësi:kryerësit dhe shteti(për dëmin)

Dënimi: dënim me të holla ose burg deri në 3 vjet

3. Lëndim i rëndë trupor

Neni 131

Dëshmi janë lëndimet më të rënda trupore dhe shkatërrimi i shëndetit fizik dhe psikik të viktimave.

Përgjegjësi: organizatorët, kryerësit dhe shteti (për dënim)

Dënimi: burg nga 6 muaj deri në  5 vjet

4. Pjesëmarrje në rrahje

Neni 132

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet të pjesëmarrjeve në rrahje në të cilat disa viktima janë lënduar më rëndë, duke përfshirë edhe lëndimet te viktimat të cilët kanë zbatuar mbrojtjen e nevojshme prandaj nuk mbajnë përgjegjësi penale.

Përgjegjësi: kryerësit

Dënimi: burg nga 3 muaj deri në 3 vjet

5. Rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë rrahjes ose zënkës

Neni 133

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet nëpërmjet të cilave mund të identifikohen të gjithë personat të cilët gjatë rrahjeve apo grindjeve kanë marrë mjete të rrezikshme (p.sh. bazament i video-kamerës, pjesë të mobilieve, shufra metalike etj.)

Përgjegjësi: kryerësit

Dënimi: dënim me të holla ose burg deri në 3 vjet

6. Pasqyrimi në rrezik

Neni 134

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet, si dhe dëshmitë për të gjithë që lanë pa ndihmë viktimat në gjendje të rrezikut për jetën, që e shkaktuan vetë. Kryerësit janë edhe personat që nuk lejuan evakuim dhe qasje të ndihmës së shpejtë te viktimat.

Përgjegjësi: kryerësit

Dënimi: burg nga 3 muaj deri në 3 vjet ose deri në 5 vjet në viktima ka pësuar lëndim të rëndë trupor

7. Mosdhënia e ndihmës

Neni 136

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet dhe dëshmitë për personat që nuk u dhanë ndihmë viktimave të cilat gjendeshin në rrezik për jetën (nuk ka përgjegjësi penale në rastin kur këtë nuk mund ta kryenin pa pasur rrezik për ta apo për tjetër).

Përgjegjësi: të pranishmit në Kuvend

Dënimi: dënim me të holla ose burgim deri 1 vit

II. VEPRA PENALE KUNDËR LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE QYTETARIT

8. Privim i paligjshëm nga liria

Neni 140

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet dhe dëshmitë për personat që një pjesë të deputetëve i mbanin të burgosur dhe ua morë apo ua kufizuan të drejtën e lëvizjes.

Përgjegjësi: kryerësit

Dënimi: dënim me të holla ose burgim deri 1 vit

9. Rrezikimi i sigurisë

Neni 144

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet dhe dëshmitë për personat që i kërcënuan seriozisht deputetët se do të sulmojnë jetën e tyre ose trupin ose jetën dhe trupin e personave të tyre të afërm. Për kërcënim ndaj një personi ndjekja ndërmerret me padi private, ndërsa ndaj më tepër personave ndërmerret me obligim zyrtar.

Përgjegjësi: kryerësit

Dënimi: dënim me të holla ose burgim deri në 6 muaj ose në 3 vjet nëse kërcënimi ka qenë ndaj më tepër personave

III. VEPRA PENALE KUNDËR PRONËS

10. Dëmtimi i objekteve të huaja

Neni 243

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet për personat që dëmtuan, shkatërruan ose bënë të papërdorshëm/përdorshme objektin/objektet në Kuvend.

Përgjegjësi: kryerësit

Dënimi: dënim me të holla ose burgim deri në 3 vjet apo deri në 5 vjet nëse dëmi ka qenë i theksueshëm

IV. VEPRA PENALE KUNDËR SIGURISË SË PËRGJITHSHME TË NJERËZVE DHE PRONËS

11. Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Neni 288

Dëshmi janë fotot dhe video-materialet për të gjithë që me veprim me rrezik të përgjithshëm (p.sh. heqje e barrikadave) apo mjete (p.sh. bazament të video-kamerave dhe shufrave metalike) shkaktuan rrezik të theksueshëm për jetën apo trupin e një numri të madh të pranishmish në Kuvend dhe për pronën në shkallë të madhe.

Përgjegjësi: kryerësit

Dënimi: burgim nga 1 deri në 5 vjet

V. VEPRA PENALE KUNDËR SHTETIT

12. Tradhti e lartë

Neni 305

Dyshim se me përdorim të fuqisë dhe kërcënimit serioz është kryer përpjekje për ndryshim të rendit kushtetues (sundim i pakicës përkundrejt shumicës) apo përpjekje që të rrëzohet Kuvendi si një prej organeve më të larta shtetërore.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej minimum 5 vjetësh

13. Dhunë kundër përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore

Neni 311

Dyshim se  ekzistonte qëllimi për rrezikim të rendit kushtetues ose sigurisë së shtetit me kërcënim të lartë që Kryetari i ri i zgjedhur i Kuvendit të pengohet në kryerjen e obligimit të tij. 

Përgjegjësi: organizatorët

Dënimi: burgim prej minimum 4 vjetësh

14. Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë

Neni 313

Dyshim se ekzistonte qëllim të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria e shtetit nëpërmjet kërcënimeve serioze dhe me akt të dhunës, gjatë të cilit është krijuar ndjenja e pasigurisë dhe frikës te qytetarët. Dyshimi është përforcuar me gjetjen e bombës së improvizuar në Kuvend, e bërë nga një bocë gazi dhe materiale piroteknike.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej minimum 10 vjetësh

15. Sabotim

Neni 315

Dyshim se një pjesë e deputetëve në kryerjen e obligimit të vet të punës me qëllim që ta rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit në mënyrë të fshehtë dhe qëllimkeqe shkaktuan dëm të theksuar për Kuvendin. Dyshimi del nga video-xhirimet ku shihet se si deputetët me vetëdije e hapën derën e Kuvendit, komunikonin me organizatorët dhe kryerësit dhe i drejtonin gjatë lëvizjes së tyre.  

Përgjegjësi: deputetët-kryerës

Dënimi: burgim prej minimum 4 vjetësh

16. Bërje thirrje për ndryshim me dhunë të rendit kushtetues

Neni 318

Dyshim se ekzistonte qëllimi që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria e shtetit duke bërë thirrje dhe nxitje publike për kryerje të drejtpërdrejtë apo mbështetje për kryerje të veprave nga pika 13-15 në këtë tekst. Dyshimi del nga publikimet në rrjetet sociale të organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe nga retorika gjatë protestave.  

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej 3 muajsh deri në 5 vjet

17. Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës

Neni  319

Dyshim se nëpërmjet detyrimit, keqtrajtimit dhe rrezikimit të sigurisë është shkaktuar dhe ndezur urrejtja, përçarje dhe mostoleranca në bazë të përkatësisë politike dhe etnike për shkak të së cilës kanë ndodhur trazira dhe dhuna kundër njerëzve dhe dëmi i pronës në shkallë më të madhe. Vërtetimi i këtij dyshimi do të nënkuptonte se një pjesë e veprave penale janë vepra nga urrejtja, që përbën rrethanë vështirësuese për kryerësit e mundshëm.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej 1 deri në 10 vjet

18. Fshehje dhe ndihmë e kryerësit pas veprës penale të kryer

Neni 325

Dyshim se kryerësit e mundshëm të veprave penale nga pika 12-15 në këtë tekst janë ndihmuar, u është dhënë strehim, janë përdorur për të mbajtur lidhje dhe janë ndërmarrë veprime për ndalimin e zbulimit dhe kapjes së tyre. Dyshimi del nga gjetjet se një pjesë e të dyshuarve që janë arrestuar atë mbrëmjen janë liruar gjatë rrugës për në stacionin policor dhe se një pjesë e video-xhirimeve të kamerave të sigurisë janë shkatërruar.

Përgjegjësi: organizatorët, nëpunësit policorë dhe udhëheqësit e nëpunësve policorë

Dënimi: burgim prej 1 deri në  10 vjet

VI. VEPRA PENALE KUNDËR OBLIGIMIT ZYRTAR

19. Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar

Neni 353

Dëshmitë dalin nga fotot dhe video-materialet ku shihen nëpunës policorë të cilët e keqpërdorin pozitën dhe autorizimin e vet zyrtar, duke mos kryer obligimin zyrtar dhe duke shkaktuar shkelje më të rëndë të të drejtave të viktimave dhe dëm të madh mbi pronën e Kuvendit.  

Përgjegjësi: nëpunësit policorë dhe udhëheqësit e nëpunësve policorë (nëse kanë dhënë urdhër të paligjshëm)

Dënimi: burgim nga 6 deri në 5 vjet

20. Moszbatim i urdhrit

Neni 353-b

Dyshim se nëpunësit policorë gjatë kryerjes së obligimit që lidhet me ndalimin dhe zbulimin e veprave penale, kapjen e kryerësve dhe mirëmbajtjen e rendit publik, qetësisë dhe sigurisë së shtetit nuk kanë kryer apo kanë refuzuar të zbatojnë urdhër të udhëheqësit që të ndërmarrin veprime zyrtare, prandaj dhe ka ndodhur shkelje e rëndë e të drejtave të të pranishmëve në Kuvend, prishje më e rëndë i rendit publik dhe qetësisë dhe dëmtim më i rëndë i pronës. Nuk ka vepër penale nëse nëpunësit policorë kanë refuzuar të zbatojnë urdhër të paligjshëm dhe në këtë rast nëpunësi udhëheqës mban përgjegjësi sipas pikës 19 në këtë tekst.

Përgjegjësi: nëpunësit policorë dhe udhëheqësit e nëpunësve policorë

Dënimi: burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet

VII. VEPRA PENALE KUNDËR GJYQËSORIT

21. Mosparaqitja e veprës penale ose kryerësit

Neni 364

Dyshim se nëpunësit policorë dhe deputetët anashkaluan me vetëdije të paraqesin vepra penale të cilat i kanë mësuar gjatë ushtrimit të obligimit të vet kur për ato vepra mund të shqiptohet dënim me burgim prej pesë vjetësh ose dënim më i rëndë (shiko pikat 1, 12-18 dhe 19-22 dhe 26 në këtë tekst).

Përgjegjësi: nëpunësit policorë, udhëheqësit e nëpunësve policorë, deputetët dhe të punësuarit në Kuvend.

Dënimi: burgim prej 1 deri në 3 vjet

VIII. VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

21. Pengim i personit zyrtar në zbatimin e veprimit zyrtar

Neni 382

Dyshim se nëpunësit policorë, nëpërmjet keqtrajtimit, ofendimeve, fuqisë apo kërcënimeve serioze për sul mbi jetën ose trupin e tyre, janë penguar në zbatimin e shërbimit.

Përgjegjësi: organizatorët, udhëheqësit e nëpunësve policorë, kryerësit

Dënimi: dënim me të holla ose burgim prej 3 vjetësh

22. Sulm mbi person zyrtar gjatë zbatimit të punëve të sigurisë

Neni 383

Dëshmitë dalin nga lëndimet e konstatuara te nëpunësit policorë apo personat të cilat ndihmojnë gjatë zbatimit të punëve të sigurisë publike apo mbrojtjes së rendit kushtetues (sigurimi i Kuvendit dhe truprojave).

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: dënim me të holla ose burgim prej 3 vjetësh ose deri në 5 vjet nëse ka pasur keqtrajtim, ofendim dhe lëndim trupor 

23. Pjesëmarrje në turmë e cila do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare

Neni 384

Dëshmitë dalin nga fotot dhe video-materialet dhe dëshmitë e personave që morën pjesë në turmë që me veprim të përbashkët pengoi apo u përpoq të pengojë nëpunësit policorë në kryerjen e veprimeve zyrtare.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej 1 deri në 3 vjet për kryerësit dhe deri në 5 vjet për organizatorët  (udhëheqësit e turmës)

24. Pjesëmarrje në turmën që do të kryejë vepër penale

Neni  385

Dëshmitë dalin nga fotot dhe video-materialet dhe dëshmitë e personave që morën pjesë në turmë që me veprim të përbashkët zbatoi dhunë kundër njerëzve dhe dëmtoi dhe shkatërroi pronë me vlerë më të madhe.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: dënim me të holla ose burgim prej 3 deri në 5 vjet nëse ndonjë person është lënduar më rëndë ose është shkaktuar dëm me shkallë të mëdha, deri në 10 vjet për organizatorit (udhëheqësin e turmës).

25. Dhunë

Neni 386

Dëshmitë dalin nga fotot dhe video-materialet dhe dëshmitë për personat që keqtrajtuan, ofenduan rëndë, e rrezikuan sigurinë e të pranishmëve në Kuvend apo ushtruan mbi ta dhunë të ashpër dhe kështu shkaktuan në publik ndjenjë të pasigurisë, rrezikim dhe frikë.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej 3 muajsh deri në 3 vjet për dhunë prej një personi, deri në 5 vjet për organizatorin ose nëse është ushtruar nga dy apo më tepër persona mbi më tepër të pranishëm në Kuvend, kanë ndodhur rrahje, trazira dhe dëmtime të pronës në vlerë më të madhe apo është shkaktuar lëndim trupor dhe deri në 10 vjet nëse është shkaktuar lëndim i rëndë trupor.  

26. Shoqërim kriminal

Neni 394

Dyshim se për trazirat në Kuvend është krijuar bandë apo grup që ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale për të cilat mund të shqiptohet dënim me burg prej tre ose më tepër vitesh. Dyshimi del nga sulmuesit e maskuar dhe të koordinuar, orientimi i tyre në ndërtesën e Kuvendit, veprimin e organizuar dhe lidhjet e vendosura me një pjesë të nëpunësve policorë.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej 1 deri në 10 vjet për organizatorin (krijuesin e grupit) dhe prej 6 muaj deri në 5 vjet për përfaqësuesin e grupit.

27. Shpërndarje të materialit racor dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik

Neni 394-ç

Dyshim se disa prej të pranishmëve në Kuvend dhe persona të tjerë, nëpërmjet sistemit kompjuterit në publik kanë shpërndarë material të shkruar racor dhe ksenofobik, fotografi dhe prezantime të tjera të ideve ose teori të cilat ndihmuan, promovuan apo nxitën urrejtje, diskriminim dhe dhunë kundër personave dhe grupeve të caktuara, në bazë të përkatësisë etnike dhe politike. Dyshimi del nga materialet që shpërndahen nëpër rrjetet sociale dhe për shkak të tyre kanë ndodhur trazirat dhe dhuna kundër njerëzve dhe ka ndodhur dëmtim i pronës në shkallë të mëdha.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej 1 deri në 10 vjet

28. Përpunim dhe furnizim me armë dhe mjete për kryerje të veprave penale

Neni 395

Dëshmi është gjetja e bombës së improvizuar të bërë nga një bombol gazi dhe materiale piroteknike në Kuvend. Bomba duket qartë që është bërë që të kryhet vepër penale kundër të pranishmëve në Kuvend dhe të shkaktojë dëm të theksuar material.

Përgjegjësi: organizatorët dhe kryerësit

Dënimi: burgim prej 1 deri në 5vjet


Në përputhje me nenin 273 paragrafin 3 të Ligjit për Procedurë Penale, secili mund të paraqitet për vepër penale e cila ndiqet me obligim zyrtar. Me dorëzimin e këtij raporti të veçantë në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kërkojmë që të ngrihet procedurë parahetimore për përcaktimin e përgjegjësisë penale për veprat penale të përfshira në këtë Raport, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Procedurë Penale. 

Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_banner-program-sq